Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet autori dhe një nga të kërkuarit

schedule10:21 - 11 Maj, 2021

schedule 10:21 - 11 Maj, 2021

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 27 vjeçarit, Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra pas kontrolleve të shumta e pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët pak momente më parë u dorëzua në Policinë e Tiranës autori, Marius Dema dhe një nga personat prezent në ngjarje, Frenkli Myftari.

Pas dorëzimit të autorit dhe Frenkli Myftarit, policia është ende në kërkim të Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Lexo edhe: Pamjet pak para vrasjes në Tiranë: Autori me armë në dorë dhe viktima përballë tij

Të gjithë këta persona janë shokë me njëri-tjetrin dhe mbrëmë ishin duke qëndruar në një lokal në zonën e rrugës “5 Maj”. Nga fotoja e siguruar nga abcnews.al shihet se autori mban një pistoletë në dorë dhe viktima ndodhet përballë tij. E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, pasi nuk ka pasur konflikt mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!