Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, 4 persona shpallen në kërkim mes tyre edhe autori

schedule07:57 - 11 Maj, 2021

schedule 07:57 - 11 Maj, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet, ku një 27 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e të riut Mehmet Qema në rrugën 5 Maji në Tiranë, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 4 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes të cilëve mendohet se është dhe autori.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se viktima rezulton pa precedent penal.

Mehmet Qema

LEXO EDHE: Vrasje në Tiranë, zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën nga plumbat

Ndër të tjera në informacionin e saj policia bën me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!