Vrasja e 27-vjeçarit, kjo është makineria që u gjet në vendngjarje, prodhon bitcoin

schedule11:47 - 11 Maj, 2021

schedule 11:47 - 11 Maj, 2021

Marius Dema, i cili vrau mbrëmë  shokun e tij Mehmet Qema në Tiranë është rikthyer në vendngjarje. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, ai është risjellë në vendin e krimit për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes.

Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë virtuale. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për abcnews.al pamjet e makinerisë që prodhon monedhat. Mësohet se të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje dhe viktima punonin me këtë makineri. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.

Autori Marius Dema u vetëdorëzua në policia mëngjesin e sotëm, pasi u shpall në kërkim. Në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave gjithashtu edhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Lexo edhe: Pamjet pak para vrasjes në Tiranë: Autori i drejton armën viktimës

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të gjithë këta persona dhe viktima janë shokë me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ngjarja të ketë ardhur për shkaqe aksidentale, pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra.  g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!