Prokuroria e Tiranës kërkon “arrest me burg” për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili pas mesnatës së të hënës vrau me armë zjarri të riun Klodian Rasha në kryeqytet. Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se në prokurorinë e Tiranës ka nisur një takim urgjent mbi hetimet që do të nxjerrin në dritë rrethanat e vrasjes së Rashës.
Në takim ndodhet drejtori i SHÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po caktojnë detyrat për hetimin objektiv të çështjes.
Klodian Rasha u vra të hënën pas mesnate nga efektivi i Shqiponjave. Ky i fundit pretendon se e ka ndjekur për shkak se ai kishte shkelur orën policore dhe më pas i është dukur sikur i ri i është drejtuar me një armë dhe për këtë arsye e ka qëlluar./mv.abcnews.al