Efektivi i policisë që ekzekutoi me armë zjarri pak pas mesnate 25-vjeçarin Klodian Rasha në zonën e Laprakës në kryeqytet kishte vetëm dy javë që kishte kaluar te forcat “Shqiponja”. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është i ri në moshë dhe përpara kishte qenë efektiv në Komisariatin nr. 5 në kryeqytet.
Përpara grupit hetimor, polici ka thënë se e ka ndaluar të riun për ta pyetur se pse kishte dalë jashtë në atë orar që nuk lejohej lëvizja. Ai ka deklaruar se i riu e ka kërcënuar dhe ka tentuar të largohet dhe kjo ka bërë që efektivi t’i vihet në ndjekje.
Më pas sipas policisë Rasha ka nxjerrë armën, duke bërë që polici ta qëllojë duke e lënë të plagosur. Por si pasojë e plagëve të rënda i riu ka ndërruar jetë në spital./mv.abcnews.al