Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta marrin mirë mesazhin pas operacionit të djeshëm. Kështu deklaroi Hamasi në një deklaratë pas lajmit për vdekjen e 24 ushtarëve izraelitë në një ditë të vetme në Gaza.
“Administrata amerikane dhe okupimi duhet të kuptojnë qartë mesazhin e operacionit cilësor të djeshëm”, tha zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, duke shtuar se forca e rezistenzës po rritet dhe nuk po zvogëlohet.
“Eliminimi i Hamasit është një iluzion. Është koha për të njohur të drejtën e popullit palestinez për të fituar lirinë, vetëvendosjen dhe për të krijuar një shtet palestinez”, ka shtuar më tej zëdhënësi./abcnews.al