Vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se e qëlloi shoku pa dashje, kishin dalë për gjah

schedule08:51 - 27 Nëntor, 2020

schedule 08:51 - 27 Nëntor, 2020

22-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga shoku i tij. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme ku viktima E. B. kishte dalë për gjah me shokun e tij K.K. 27-vjeç.

Ky i fundit dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur 22-vjeçarin i cili më pas ka humbur jetën rrugën për në spitalin e Tiranës. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Policia njofton se nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!