Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesnatës, ku humbi jetën një 20 vjeçar.
Shtetasit, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë qëlluar me thikë për vdekje shtetasin, Stivën Tëshkëzi.
“Blutë” bëjnë me dije se deri më tani kanë vënë në pranga njërin nga autorët, Ensi Maze, 18 vjeç, ndërsa autori tjetër vazhdon të jetë në kërkim.
Tiranë/Informacion shtesë
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M. r.t/abcnews.al