Vrasja e 20-vjeçarit me ngjyrë, dorëheqja e policëve nuk ndalon trazirat në Minnesota

schedule09:11 - 14 Prill, 2021

schedule 09:11 - 14 Prill, 2021

Dorëheqja e shefit të policisë dhe oficerit që qëlloi për vdekje 20-vjeçarin me ngjyrë në Minnesota, nuk ishin të mjaftueshme që qytetarët t’u jenin fund trazirave që kanë filluar prej të dielën.

Shefi Tim Gannon dhe oficeri Kim Potter të cilët u dorëhoqën, thanë se Daunte Wright u qëllua aksidentalisht, pasi gabimisht kishte tërhequr armën e saj në vend të Taser-it të saj.

Megjithatë, përplasja mes policisë dhe protestuesve vazhdon. Protestuesit kanë gjuajtur me predha në drejtim të selisë së policisë, ndërsa këta të fundit u janë përgjigjur me gaz lotsjellës, granata dhe plumba gome.

Nga përleshjet, më shumë se 60 persona janë arrestuar, ka thënë për mediat koloneli i Patrullës së Shtetit të Minnesotës, Matt Langer./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!