Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar, dënohen Igli Meta dhe Marjo Mema

schedule09:30 - 28 Qershor, 2019

schedule 09:30 - 28 Qershor, 2019

Gjykata e Lartë në Itali ka konfirmuar dënimet e përjetshme për autorët e vrasjes së shqiptarit Ismail Luli, ngjarje e ndodhur më 19 Korrik 2015. 17-vjeçari  u vra nga dy bashkatdhetarët Igli Meta dhe Marjo Mema.

Ishte Korriku i vitit 2015 kur Ismaili u zhduk nga Pesaro, duke mos lënë gjurmë. Ai jetonte aty me nënën dhe motrën e tij. Pak ditë më vonë trupi i tij u gjet në Sant’Angelo Vado,  pranë Urbinos dhe ishte hedhur në një shkëmb.

Ai u gjet i mbështjellë me qese mbeturinash dhe autorët e kishin masakruar duke i prerë fytin. Por askush nuk e dinte arsyen e këtij krimi sepse të gjithë e njihnin si djalë të mirë dhe të sjellshëm.

Pas hetimeve karabinieri ndaloi menjëherë dy djem të moshës 19 dhe 20, me origjinë nga Shqipëria, të cilët pranuan krimin. Ismaili u vra për arsye xhelozie sepse kishte nisur të shoqërohej me të dashurën e Iglit.

Igli Meta dhe Marjo Mema i ngritën kurth Ismailit duke i dërguar një mesazh, duke u hequr sikur ishte e dashura e Metës, e cila po i kërkonte një takim. Viktima kur arriti tek vendi ku do të takoheshin nuk gjeti vajzën por dy të rinjtë. Ata e kishin marrë e kishin lidhur dhe i kishin prerë në fyt pa pikën e mëshirës.

Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Ankonës. Tani Gjykata e Lartë italiane ose Kasacioni ka konfirmuar dënimin e përjetshëm për dy vrasësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!