Vrasja e 14 vjeçarit/ Psikologu: Komuniteti ynë pranon dhunën, bullizmi online është më i rëndë

schedule17:28 - 19 Nëntor, 2024

schedule 17:28 - 19 Nëntor, 2024

Vrasja e 14 vjeçarit nga një bashkëmoshatar I tij tronditi vendin këtë të hënë, si dhe shërben si një këmbanë alarmi mbi përdorimin e dhunës mes të rinjve si një mjet që zgjidh konfliktet.
Po ashtu, ndikimi I rrjeteve sociale duket se nxisin së tepërmi gjuhën e urrejtjes duke drejtuar në fatalitete si ndodhia e djeshme, që për fat të keq renditet të jetë e disata e këtij viti.

Psikologu Dashamir Bërxulli u shpreh për “Balkan Update” se në komunitetin tonë ka një shkallë të lartë pranueshmërie të dhunës, si dhe prindërit duhet të kontrollojnë aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale pasi bullizmi online është më I rëndë se ai ballë për ballë.

“Gjej rastin të ngushëlloj familjen e djaloshit dhe së dyti ka të bëjë me modelimin e dhunës në shoqëri. Të rinjtë jetojnë në një shoqëri që dhuna dhe reagimi fizik shihet si mënyrë primare e zgjidhjes së problemit, duke e modeluar dhunën të tillë, të rinjtë që ende nuk kanë të integruar vlerat zgjedhin këtë model duke reagur dhe duke nxjerrë agresivitetin. Komunitetet tona kanë një shkallë të lartë të pranueshmërisë së dhunës dhe shihet si një mjet për të zgjidhur konfliktet. Koncepti I nderit në marrëdhëniet personale dhe modeli I tyre merr në dore fatin e zgjidhjes së problemeve përmes dhunës. Pastaj rrjetet sociale I shtohen kësaj gjëje, në zhvillimin e fëmijëve 10-15 vjeç kanë nevojë për monitorim. Është e vështirë të shmangen tërësisht, por familja shkolla të shikojnë se çfarë nevojash plotësojnë fëmijët nga rrjetet psh rastet e vetmisë, depresionit, ankthit social. Të rinjtë shkojnë drejt rrjeteve duke qenë të varur dhe duke qenë më tepër depresiv. Studimet tregojnë që adoleshenëtët kanë përjetuar ngacmim ose bullizim në rrjetet sociale, bullizimi në rrjetet sociale është më I rëndë se ballë për ballë. Mund të jetë nga efekti I shfrenimit online, duke mos pasur kujdesin e duhur shprehen në mënyra të ndryshme dhe mund të jetë një indicie për të krijuar një situatë të pamenaxhueshme. Duhet paramonitoruar dhe duhet folur me të rinjtë.”

Ndërsa ambasadori Albert Prenkaj foli lidhur me komunikimin publik politik si dhe modelet që të rinjtë ndjekin, që në disa raste nuk janë të duhurat.

“Politika e rajonit tonë në Shqipëri dhe Kosovë është politikë autoritare, pra politikanë që janë model për të rinjtë dhe të rinjtë e reflektojnë atë që shohin. Në kohët tona kemi pasur modelet tona, mirëpo sot politikanët shërbejnë si model për adoleshentët, por mund të jenë dhe aktorë të kinematografisë, artistët apo lojra si Country Strike. Ndikuar nga këto modele mund të shërbejnë që të inkaraktojnë nga rrjetet sociale në raportet në shkollë, komunitet.” – u shpreh ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!