Vrasja e 14-vjeçarit, psikologia: Sistemi ka dështuar! Vasili: Po rriten fëmijë duke parë promovime armësh në “Tik Tok” e “Snapchat”

schedule21:46 - 21 Nëntor, 2024

schedule 21:46 - 21 Nëntor, 2024

E rëndë ishte ngjarja e ndodhur pak ditë më parë, ku një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar i tij pas një sherri mes tyre. Ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Sherri mes adoleshentëve kishte nisur në rrjete sociale, ndërsa më pas përfundoi në përplasjen mes tyre me thikë.

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, psikologia Aurela Agalliu renditi një sërë faktorësh që kanë nxitur përhapjen e dhunës. Ajo shpjegoi se fillimisht institucioni i parë ku fëmija merr vlerat është familja, ndërsa nënvizoi se sot sistemi ka dështuar.

Nga ana e tij polemisti Laert Vasili u shpreh se situata është tejet problematike dhe shqetësuese, dhe se aktualisht po rritet një brez i ri i dhunshëm duke parë promovime të dhunës apo të armëve në rrjete sociale si Tik Tok.

Pjesë nga intervista në studio:

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetarë: Kemi modele dhunë në parlament, edhe sot në protestë kishin sjellë dy të mitur me molotov në dijeninë tonë kishin ardhur nga një forcë politike që e përdor molotovin. Në ishim në një protestë kundër dhunës. Përtej modeleve, ne na mungojnë edhe institucionet. E çojmë me frikë fëmijën në shkollë.

Psikologia Aurela Agalliu: Modeli i të fortit nis që në familje. Institucioni i parë që duhet të merret me fëmijët. Në momentin e parë që diskutojmë sjelljet e një fëmijë duhet të diskutojmë se që ku nis edukimi. Pas lindjes është familja dhe modeli që i japin, ashtu do të bëhet ai fëmijë. Sjellja nuk është e lindur është e fituar, e mësuar. Në këtë rast mendoj që është një sistem i dështuar, duhet të kishin dhënë dorëheqje ministrja e Arsimit.

Laert Vasili: Po e dha dorëheqjen e sjell në jetë? Po rriten fëmijë duke parë Tik Tok Snapchat duke promovuar armë, prostituta… Nga kush do të vijë modeli i ri. Këtu mund të them që kanë faj prindërit, por edhe e gjithë shoqëria. Sot duhet të kishim mbushur rrugët e Shqipërisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!