Vrasja e 14-vjeçarit/ Laert Vasili: Kemi vrarë të ardhmen, jetojmë nën terrorin e një politike të dhunshme

schedule21:34 - 21 Nëntor, 2024

schedule 21:34 - 21 Nëntor, 2024

TIRANË- Polemisti Laert Vasili i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, duke komentuar ngjarjen tragjike të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani, tha se promovimi i dhunës është prezent kudo.

Ai theksoi se shqiptarët jetojnë nën terrorin e politikës së dhunshme.

Sipas tij, të gjithë bashkë si shoqëri me modelet që promovojmë  kemi ndikuar në uljen e nivelit kulturor në shoqëri.

“Në Shqipëri, ka vite tashmë që promovohet një sistem i dhunës, pra promovohet dhuna. Në jetojmë nën terrorin e një politike të dhunshme, që buron nga mediat, me prototipat që promovohen nga emisionet. Ne jetojmë në llahtarë, ne ja arritëm, ne vramë të ardhmen”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!