Vrasja e 11 vjeçarit teksa luante futboll në Spanjë, vihet në pranga një person

schedule23:55 - 19 Gusht, 2024

schedule 23:55 - 19 Gusht, 2024

Një person është arrestuar me dyshimin për vrasjen e një djali 11-vjeçar në një fushë futbolli në Mocejón të Spanjës qendrore.

Arrestimi vjen pas një operacioni të gjerë dy-ditor kërkimi, në të cilin u kryen dy bastisje në shtëpi në qytet, tha Garda Civile spanjolle.

Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është një 20-vjeçar nga zona.

Viktima, i cili quhet Mateo, mendohet se ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë, kur mëngjesin e së dielës është sulmuar nga një person me një objekt të mprehtë.

Mocejón, me një popullsi prej rreth 5,000 banorësh, ka shpallur tre ditë zie zyrtare./abcnews.al