Vrasja dhe zhdukja e Prengës, arrestohet një tjetër anëtar i familjes Hajri

schedule20:04 - 28 Janar, 2020

schedule 20:04 - 28 Janar, 2020

Në vijim të operacionit për pengmarrjen në Kamëz, një tjetër shtetas bie në pranga. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në Kavajë arrestohet një anëtar i familjes Hajri që akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Kujtojmë që Jan Prenga i cili rezultonte i zhdukur prej 17 janarit, dyshohet se është vrarë, ndërsa trupi nuk është gjendur ende.

Ndërkohë policia konfirmon faktin se trupi i pajetë dyshohet se u dërgua në kompleksin luksoz ku më pas nuk ka më asnjë gjurmë. Dyshimet janë se ekzekutimi dhe asgjesimi i trupit të 49-vjeçarit të jetë kryer për shkak të prishjeve të pazareve të drogës.

Uniformat blu theksojnë se vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, nuk ka dorëzuar një sasi të konsiderueshme droge që dyshohet se i përkiste vëllezërve Hajri. Kjo është një nga pistat më të forta sipas grupit hetimor ku janë përqendruar kërkimet./abcnews.al

Lexo edhe http://abcnews.al/prishja-e-pazareve-te-droges-arrestohen-4-anetare-te-grupit-hajri-vrane-dhe-zhduken-jan-prengen/