Vrasësit që dalin nga burgu, vrasin përsëri?/ Gazetarja: Një pjesë e tyre janë bërë rrezik! Jetojnë në vila me mure të fortifikuara

schedule22:30 - 6 Qershor, 2024

schedule 22:30 - 6 Qershor, 2024

Gazetarja Anduena Llabani ishte e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC Neës, ku foli për ndryshimet në kodin penal dhe rrezikshmërinë e personave që janë dënuar për vrasje.

Ajo tha se një pjesë e të liruarve janë bërë rrezik për qytetarët, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e tyre jetojnë në vila me mure të fortifikuara dhe me siguri të lartë.

“Pas viti 2019 u bënë ndryshime në kodin penal. Këta njerëz nuk mund të jenë më normal në jetën e tyre. Një pjesë e tyre janë bërë rrezik. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në vila dhe me mure te fortifikuara. Edhe punëtorët që bëjnë ndërtimet nuk i marrin vandalin, por i marrin nga Kosova. Në lidhje me gjyqësorin, ka qenë një vend ku politika ka futur hundët dhe krimi ka pasur njerëzit e tyre. Duket sikur janë amerikanët që kontrollojnë SPAK, çështja është që monitorimi që u bëhet proceseve të rënda penale. Ku ka zëra që janë paguar, po paguhet por të liruar dikë, në atë moment janë në alert. Nëse ambasada amerikane shkon të Dumani dhe thotë të arrestohej liderin e PS, ose PD, e sigurt që e bën.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!