Luigi Nicholas Mangione, 26 vjeçari që u arrestua mbrëmjen e të hënës në Pensilvani për vrasjen e shefit ekzekutiv të United Healthcare Brian Thompson është akuzuar zyrtarisht për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe mbajtje të dokumenteve të falsifikuara nga zyra e prokurorit të Nju Jorkut.
Aksioni për arrestimin e 26 vjeçarit i dha fund punë së tensionuar të policisë amerikane që po kërkonte për vrasësin e Brian Thomson prej 5 ditësh.
Luigi Mangione u arrestua në një dyqan Mc Donalds në Pensilvani, pasi një klient lajmëroi stafin e fastfoodit se personi që ndodhej mund të ishte vrarësi i dyshuar i shefit ekzekutiv të United Healthcare, pasi fotot e tij ishin shpërndarë në internet.
Stafi telefonoi menjëherë policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe pyeti të riun nëse kishte qenë në Nju Jork përgjatë ditëve të fundit. Në këtë moment i riu ka nisur të dridhej dhe ka heshtur duke shtuar edhe më shumë dyshimet e autoriteteve.
Pas kontrolleve në çantën e tij u gjet një armë e modifikuar me silenciator, e cila kishte karikatorin e mbushur me plumba si dhe disa mjete identifikimi të falsifikuara dhe një shumë e madhe parash cash. Policia gjeti në çantën e 26 vjeçarit edhe disa pajisje elektronike si dhe letra të shkruara me dorë ku ai tregonte zemërimin e tij nga korporatave amerikane.
Luigi Mangione kishte lindur në Maryland dhe kishte studiuar në një universitet prestigjioz në Pensilvani ku ishte diplomuar me rezultate të shkëlqyera ne Shkenca Kompjuterieke. Ai më pas ishte zhvendosur në San Francisko në Kaliforni dhe rezidenca e fundit e tij e banimit ishte ne Honolulu në Haëai.
Miqtë e 26 vjeçarit kanë treguar se janë të tronditur nga ngjarja pasi Luigi vinte nga një familje e pasur dhe nuk i mungonte asgjë në jetë.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro deklaroi se 26 vjeçari që vrau kreun e kompanisë së sigurimeve nuk është një hero, por një frikacak, duke iu referuar kështu deklaratave polarizuese në shoqërinë amerikane për vrasjen e Thompson pas pakënasive me kompaninë United Healthcare.
Në profilet e tij në rrjetet sociale i riu paraqitej si një person i apasionuar pas leximit. 50-vjeçari Brian Thompson i cili ishte shefi ekzekutiv i United Healthcare u qëllua jashtë një hoteli në Manhattan herët në mëngjes të mërkurën e 4 dhjetorit nga një person i maskuar që i kishte ngritur pritë. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas hipi në një biçikletë në Central Park. Kamerat e sigurisë e kapën atë duke dalë nga parku dhe duke marrë një taksi në një stacion autobusi në Manhatanin verior, ku policia beson se ai përdori një autobus për të ikur nga qyteti.
Vrasja e Thompson shkaktoi një valë zhgënjimi nga amerikanët të cilëve iu janë mohuar përfitimet e sigurimit shëndetësor dhe janë përballur me kosto të papritura, të gjitha tendencat që janë në rritje.
Thompson, baba i dy fëmijëve, kishte qenë CEO i UnitedHealth që nga prilli 2021, pas e një karriere 20-vjeçare me kompaninë.