Vrasësi që ndihmoi në ndalimin e një sulmi në Urën e Londrës, fiton falje mbretërore

schedule15:32 - 19 Tetor, 2020

schedule 15:32 - 19 Tetor, 2020

Stiven Gallant, i dënuar në vitin 2005 me 17 vite burg për vrasjen e një zjarrfikësi, po ndiqte një kurs rehabilitimi në shërbim prove kur në nëntor të 2019-ës një terrorist filloi të qëllonte me thikë kalimtarët në një urë në Londër. Dhe ai, një civil i guximshëm ,u përball me ekstremistin e rrezikshëm para se të mbërrinte policia për ta vrarë. Skena bëri xhiron e botës pasi u filmua me celular nga një kalimtar, raporton euronews.

Duke marrë “faljen” nga Mbretëresha Elizabetë për merita kombëtare, si parashikon ligji britanik, Galant një ditë më parë, mori dhe një reduktim dënimi nga ministria e drejtësisë. Dënimi i tij u ul me 10 muaj duke iu njohur kurajoja e jashtëzakonshme në sulmin e urës së Londrës, skenë e një atentati terrorist. Në një deklaratë të prokurorisë së përgjithshme të Britanisë së Madhe shkruhet se ai shpëtoi jetë njerëzish duke mos marrë parasysh rrezikun që i kanosej

Ulja e  dënimit nënkupton se në muajin qershor të vitit të ardhshëm ai do të lirohet para kohe – duke marrë në konsideratë se ka kryer gjysmën e dënimit dhe është vlerësuar për sjellje të mirë. Gallant është shprehur i penduar disa herë për vrasjen, e kryer në gjendje të dehur, pasi ai gabimisht mendonte se viktima, një zjarrfikës 33 vjeçar i kishte ngacmuar të dashurën.

Djali i tij shprehet, se gjatë qëndrimit në burg babi i tij ka ndryshuar dhe se veprimi i bërë në urën e Londrës meriton reduktimin e dënimit. Edhe djali i viktimës është dakord duke thënë se ai ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe nëse dikush dëshmon se është rehabilituar, është e drejtë të ndihmohet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!