Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

schedule07:16 - 1 Shtator, 2021

schedule 07:16 - 1 Shtator, 2021

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites paraqiten me vranësira të dendura në zonat veriore ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në qëndër dhe jug të territorit. Mesdita sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin KU në zonat lindore do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here shirat do të shoqerohen me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes gjithashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det duke arritur shpejtesine 50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do te beje qe ne brigjet detare te gjenrohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Dita e mërkurë sjellë ndryshim të kushteve atmosferike duke qënë së dita nis me kthjellime dhe vraësira kalimtare. Por mesdita dhe pasditja sjellë zhvillim të vransirave duke sjellë rrebeshe shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mbrëmja përmirëson motin.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, POR duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen duke krijuar mundësinë për reshje në zona të izoluar të veriperëndimit. Mbrëmja dhe nata sjellin sërisht mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në Republikën e MV.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre ciklonare mbi Antlantik do të ndikojë mot me vransira dhe reshje të dendura shiu e breshëri në gadishullin Iberik. Po ashtu në kushtet e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë paraqitet Europa Lindore. NDERSA  e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!