Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

schedule07:23 - 22 Shtator, 2020

schedule 07:23 - 22 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, KU pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira të izoluar në vend.

Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR pasditja dhe mbrëja sjellin shtim të vranësirave në zonat kufitare me territorin shqiptar duke sjellë dhe reshje afatshkurtra shiu.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare por pjesa e dytë e ditës zhvillon vranësirat ku më të dukshme do jenë në gjysmën perëndimore të Maqedonisë së Veriut duke sjellë dhe shira të pakët. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!