AUSTRALI – Katër burra që vranë një refugjat shqiptar në periferi veriore të Adelaidës të gjithë janë dënuar me të paktën nga 20 vjet burg.
Benjamin John Mitchell, Alfred Claude Rigney, Matt Bernard Tenhoopen dhe Aaron Donald Carver vranë Urim Gjabrin në shtëpinë e tij në Para Vista në Tetor 2018. Sipas gjykatësit të çështjes, ngjarja ka ndodhur për konflikte droge.
Të arrestuarit u shpallën të gjithë fajtor pasi akuzohen se kanë hyrë në banesën e shqiptarit për të vjedhur një sasi të madhe kanabisi. Gjatë grabitjes shqiptari u godit në kokë dhe gjeti vdekjen.
Një person i pestë gjithashtu është shpallur fajtor për vrasjen dhe po pret dënimin.