Vranë shokun pasi u dehën në lokal, dërgohet për gjykim dhëndri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari

schedule10:07 - 28 Maj, 2021

schedule 10:07 - 28 Maj, 2021

Në përfundim të hetimeve në lidhje me vrasjen e Florian Lamçes, Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdarin.

Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim. Ata akuzohen se mëngjesin e 30 korrikut vranë sende të forta shokun e tyre Florian Lamçe, pasi kishin pirë për disa orë në një lokal.

Dy autorët e dyshuar ishin miq me viktimën, ndërsa burime bëjnë me dije se ata kanë kishin dalë bashkë kur ka nisur konflikti, i cili nën efektin e pijeve alkoolike ka marrë përmasa tragjike.

Ata e kanë dërguan në spitalin e Elbasanit por përpjekja ka qenë e kotë. Sokol Sanxhaktari njihet edhe si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ndërsa ka edhe precedentë të mëparshëm penalë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!