Një ditë pas vrasjes së Bledar Muçës në lokalin e tij në qendër të Lushnjes forcat RENEA kanë zbarkuar në tre qytete për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Konkretisht kontrolle janë duke u zhvilluar në Durrës, Lezhë dhe Shkodër.
Gazetari i ABC Leonidha Musaj bën me dije në Durrës, kontrollet janë shtrirë kryesisht në Shkëmbin e Kavajës, pasi dyshimet janë se ata kamuflohen si pushues për të mos tërhequr vëmendje.
Në tre qytetet e “blinduara” nga RENEA, janë shoqëruar për verifikim dhjetëra persona, por blutë nuk kanë arritur të bien ende në gjurmët e autorëve,
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në “Bar Pedonale” në pronësi të Muçës. Ky i fundit po konsumonte diçka në ambientet e jashtme të lokalit, por kjo nuk i pengoi autorët të qëllonin në shenjë pasi shkrehën kallashnikovin me breshëri në drejtim të tij.
Plumbat kapën edhe kunatin e tij Judmir Velo si dhe katër persona të tjera, klientë të lokalit. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Makina e autorëve u gjet e djegur nga policia në fshatin Thanasaj disa minuta pas ngjarjes, ndërsa brenda saj ishin dy kallashnikovë. Makina ishte me targa italiane dhe sipas burimeve të ABC rezulton e vjedhur në qytetin e Vlorës. m.v/abcnews.al