Vranë arkitektin italian gjatë grabitjes, arrestohen tre shqiptarët

schedule12:33 - 1 Tetor, 2021

schedule 12:33 - 1 Tetor, 2021

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi mbrëmjen e 8 qershorit vranë arkitektin italian Roberto Mottura pasi ishin futur për të grabitur shtëpinë e tij në Piossasco. Arkitekti humbi jetën në sy të gruas dhe djalit të tij.

tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dekreti i dëbimit.

Vëllai i Robertos, Enrico Mottura ka deklaruar pas arrestimit të tyre: “Tani vrasësit e vëllait tim janë kapur dhe unë shpresoj se ata do të kalben në burg.

Këto muaj kanë qenë të tmerrshëm. Ata janë hajdutë. Një bandë hajdutësh që u futën në shtëpi të armatosur. Ata vranë një person për të marrë disa objekte kjo është çmenduri”, ka deklaruar ai për La Stampa. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!