Vranë Agur Vrenozinn në Fier, burg përjetë për 3 autorët

schedule14:03 - 20 Korrik, 2020

schedule 14:03 - 20 Korrik, 2020

Gjykata ka dhënë burg përjetë për 3 autorët e vrasjes se Agur Vrenozit në Fier. Vrenozi u vra gjate një grabitjeje me armë në një pikë këmbimi valutor.

Ngjarja ndodhi në 2 mars 2018 në qendër të Fierit kur Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali grabitën me armë një pikë të këmbimit valutor duke plagosur pronarin Gëzim Hoxha dhe vrarë Agur Vrenozin.

Në grabitje e sipër tre të pandehurit qëlluan për vdekje dhe Agur Vrenozin, personin që i erdhi në ndihmë Gëzim Hoxhës, duke arritur të përleshet me njërin nga autorët e këtij krimi të rëndë.

Ata u kapën nga polica pas disa orësh në fshatin Baltëz ku ishin fshehur.

Për shkak të cilësive qytetare që Vrenozi tregoi duke u përballur dhe përleshur me atentatorët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vitin 2018 i akordoi medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Ndërsa këshilli bashkiak I Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 shpalli Agur Vrenozin, “Qytetar Nderi” të qytetit të Fierit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!