Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Votuesit me ngjyrë vendosën fitoren, por sa do të jenë pjesë e saj?

schedule11:36 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:36 - 11 Nëntor, 2020

Nga Peniel E. Joseph, CNN

Sloganet “Biden mund Trump” tregojnë domethënien më të madhe të këtyre zgjedhjeve presidenciale, aty ku një shumicë anti-raciste e amerikanëve mundën një president në detyrë pasi popullariteti, karizma dhe fitoret e pretenduara mbështeteshin kryesisht në ndarjen racore.

Votuesit me ngjyrë në qytetet dhe shtetet kyçe, ishin ata që e udhëhoqën këtë koalicion elektoral të larmishëm, fitimtar, i cili hodhi poshtë një president i cili shfrytëzoi impulsivitetin e një kombi.

Zgjedhja e Joe Biden dhe Kamala Harris i ka ofruar Amerikës, një mundësi që ndodh një herë gjatë një brezi, për të zhdukur racizmin sistematik dhe për të rigjallëruar demokracinë. Zgjedhja e Kamala Harris si gruaja e parë, afro-amerikane dhe zëvendës presidente e Azisë Jugore në historinë e kombit amerikan dha një shembull të fuqisë përfaqësuese dhe rëndësisë së grave me ngjyrë organizatore, aktiviste dhe udhëheqëse.

Në të njëjtën kohë, megjithëse rezultatet e zgjedhjeve përfaqësojnë humbjen e Donald Trump dhe një fitore për shpirtin e Amerikës, Trumpizmi – një populizëm intolerant racor i drejtuar nga frika që ka “armatosur”  njerëzit me ngjyrë, emigrantët, komunitetin LGBTQ dhe myslimanët – është gjallë dhe beteja për shpirtin e partisë demokratike ende vazhdon .

Katër ditët midis zgjedhjeve të së martës dhe shpalljes së fitores të së shtunës i dhanë botës një pamje të madhështisë dhe trazirave të historisë racore të Amerikës. Votuesit më ngjyrë në Detroit, Filadelfia dhe Milwaukee ishin faktorë kyç në fushatën presidenciale të Biden, duke i kujtuar kombit se si të drejtat kryesore të votës kanë qenë gjithmonë në luftë për të drejtat civile për dinjitetin dhe shtetësinë në komunitetet afro-amerikane.

Disa grupe demonstruesish kryesisht të bardhë, të frymëzuar me sa duket nga besnikëria ndaj presidentit dhe komplotet e pabazuara të mashtrimit të votuesve, mbërritën në Detroit dhe kërcënuan se do të shkonin në Filadelfia në një përpjekje për të parandaluar humbjen e kandidatit të tyre, duke ndaluar numërimin e fletëve të votimit me postë.

Megjithëse numri i tyre ishte i vogël, kjo lloj sjellje anti-demokratike e  komunitetit me ngjyrë na kujton epokën e “Rindërtimit” kur pushteti i votimit të njerëzve me ngjyrë kërcënoi të shkatërronte epërsinë e bardhë në Jug, e cila përfundoi në dhunë mes tyre, transmeton abcnews.al

Në këtë vit të protestave ndaj George Floyd, me një pandemi globale që ndikoi në mënyrë disproporcionale te amerikanët me ngjyrë dhe një zgjedhje që përqendrohej në historinë e gjatë të shtypjes racore të kombit, është në pikëpyetje se çfarë mund të bëjë Amerika për popullin me ngjyrë për të ecur përpara.

Clyburn, një demokrat  që ndihmoi në fitoren e Joe Biden në Karolinën e Jugut, është një politikan pragmatik i cili, në këtë rast, po përdor kujtesën selektive.

Gjatë epokës së të drejtave civile, brohoritjet e “Liri tani!” dhe “Ne do t’a kalojmë!” gjithashtu frymëzoi frikën, urrejtjen dhe zemërimin nga qytetarët dhe politikanët  që i interpretuan këto thirrje si një sulm ndaj privilegjit të tyre racor.

Thirrjet për “reformimin e policisë” u interpretuan si rritje ndaj racizimit. Çështja më e vështirë, një çështje që Clyburn dhe centristët demokratë e injorojnë është mënyra në të cilën ky diskutim ka rrënjë të thella mërish raciale.

Pavarësisht përpjekjeve të demokratëve, lëvizjet për drejtësi racore i kanë siguruar partisë një fitim neto të votuesve.

Çështja e njerëzve me ngjyrë  që nxiti fitoren presidenciale demokrate me siguri nuk do të kishte ndodhur kurrë. Gratë me ngjyrë të udhëhequra nga ish-kandidati i guvernatorit në Georgia dhe aktivistja për të drejtat e votës Stacey Abrams, mblodhën miliona votues të rinj në shkallë vendi në atë pikë që e ktheu Georgian nga e kuqe në blu për herë të parë që nga viti 1992 .

Sipas një sondazhi,  midis votuesve që thanë se protestat ishin të rëndësishme në formësimin e policisë, 53% votuan për Biden dhe 46% për  Trump.

Rritja e votuesve të Trump, në  meshkujt me ngjyrë(dhe pak femra) ilustron si larminë ideologjike të komunitetit afro-amerikan ashtu edhe faktin që disa mendojnë se janë marrë shpesh si të mirëqenë.

Disa nga këto vota janë gjithashtu të rrënjosura në konceptime thellësisht patriarkale të lirisë së njerëzve me ngjyrë që gjetën një farë qetësie dhe familjariteti në qëndrimin personal të fortë të presidentit dhe morën seriozisht premtimin e tij të fundit për të promovuar ndërtimin e pasurisë në komunitetin e njerëzve me ngjyrë.

Rritja e pronësisë së armëve midis njerëzve me ngjyrë në mes të tensionit racor kombëtar flet për mënyrën në të cilën ky moment ka sfiduar nocionet rreth politikës së njerëzve me ngjyrë në mënyra të jashtëzakonshme.

Amerika ka justifikuar gjithnjë të kaluarën e saj në lidhje me paaftësinë  kombëtare për t’u përballur me racizmin sistemik. Kështu, partia demokratike, e cila është bërë më e rëndësishme se kurrë që nga momenti që republikanët kanë treguar se janë partia e shtypjes së votuesve , intolerancës racore dhe fetare dhe anti-demokracisë.

7 nëntor 2020, kjo ditë mund të konsiderohet nga historianët e ardhshëm si dita kur Amerika nisi një rrugë të gjatë drejt një të ardhme më të mirë, por është larg nga ajo çfarë presim.

Partia Demokratike, i do votat e njerëzve me ngjyrë po jo njerëzit me ngjyrë.

Harris, foli e para në fjalimin  pas fitores të shtunën në mbrëmje në Delaware, e lumtur për fitoren historike dhe rolin që gratë me ngjyrë kanë luajtur në histori për të shpëtuar demokracinë. Biden premtoi se do të shërojë ndarjet kombëtare, duke u shtrirë dorën edhe atyre që votuan për presidentin Trump.

Imazhi i presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe zëvendës presidentes Kamala Harris, të dy me maska duke duartrokitur, do të jetë imazhi i shumë amerikanëve. Ky imazh nuk do të ekzistonte pa organizatat politike të udhëhequra nga gra me ngjyrë  si Ayanna Pressley, Cori Bush, Alicia Garza, Opal Tometi dhe Patrisse Cullors.

Amerika  e ka pranuar punën e thellë organizative dhe morale që kanë kryer këto gra duke paraqitur politika agresive antifashiste që promovojnë drejtësinë ndër-sektoriale.

Kjo nënkupton jo vetëm përfundimin e sistemeve të ndëshkimit, veçimit, shtypjes së votuesve dhe varfërisë që margjinalizojnë komunitetet me ngjyrë. Kjo kërkon ngritjen e strukturave të reja, transformimin e institucioneve të vjetra dhe të kujtojmë se si duket demokracia kur njerëzit me ngjyrë nuk mënjanohen qëllimisht.

Populli me ngjyrë, përballë shtypjes dhe frikësimit shkuan dhe votuan me vendosmëri. Ata meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre – me një demokraci më të shëndetshme, më të gjallë dhe thellësisht empatike për të gjithë. Votuesit me ngjyrë kanë hapur rrugën për diçka të tillë. Tani kombi dhe administrata Biden-Harris duhet të dëgjojnë, të mësojnë dhe të marrin masa.   Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!