Voton Tritan Kalo: Tani vijojmë luftën me virusin në QSUT, kurrë mos e humbni besimin tek mjekët

schedule12:48 - 25 Prill, 2021

schedule 12:48 - 25 Prill, 2021

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ushtruar të drejtën e tij për të votuar dhe më pas, siç tregon, është nisur për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” për të vijuar luftën me virusin.

Në një postim në Facebook ndërsa shprehet se ende nuk është fituar beteja me Covid-19, Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin besimin tek puna dhe përkushtimi i mjekëve.

“Ditë të djellta na presin, bashkë gjithmonë,” shton mjeku.

POSTIMI 

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021….I vetëndërgjegjshëm dhe i plotëshpresë unë Dr. Tritan Kalo, e kreva detyrën time qytetare si një qënie shoqërore i plotëpërgjegjshëm për Ardhmërinë e Vendit tim, të Popullit e të Kombit tim, porsa VOTOVA….Si Profesionist tashmë jam udhës për në QSUNT, sepse betejën me armikun e padukshëm, “flamën mbarëbotërore” të Sars- Cov2/Covid-19 ende nuk e kemi fituar…. KURRË mos e ulni besimin në Përkushtimin, Punën, Profesionalizmin dhe Përkujdesin tonë…. Ditë më të djellta na presin…. Together forever!!!” sb/abcnews.al/