Votoi Osmanin, AAK i kërkon Albena Reshitajt që të dorëzojë mandatin

schedule09:01 - 7 Prill, 2021

schedule 09:01 - 7 Prill, 2021

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar mënyrën sesi u zgjodh presidentja e re e Kosovës, ndërsa shtoi se u bënë pazare. Ai i ka quajtur të pafytyrë politikë ata deputetë që dolën kundër vendimeve të partive të tyre dhe i akuzoi se tradhtuan votat e tyre.

“Siç e kemi parë janë bërë pazare me deputetë. Si AAK kemi pasë kandidatin tonë për president dhe qëndrimet tona për këtë çështje dhe del një deputet kundër vendimeve tona të kryesisë dhe elektoratit. Po thuhet, s’jam dëshmitar, por dihet që ka pare dhe poste”

Berisha shprehet po ashtu se pazaret e tilla nuk po bëhen për herë të parë, dhe sipas tij një metodë e tillë ishte kritikuar zëshëm nga vetë Vetëvendosje.

“I kanë blerë. Kjo është pafytyrësi politike. Këta deputetë e kanë tradhtuar votën e elektoratit të vet. Kësaj here ndodhi te AAK-ja. Nuk më ka befasuar veprimi i saj (Albena Reshitajt), por ka plot njerëz që e kanë votuar dhe që kërkojnë ta kthejnë mandatin”.

Deputeti për bashkëpartiaken e tij tha se nëse ka vendosur të marrë benefite nga ky pazar, sipas tij, le ta bëjë, por se mandati është duhet të kthehet në parti.

“Njihem në opinion si njeri që nuk hyj në këto lloj pazare. Ata shkojnë te njerëzit me karaktere më të dobëta. Krejt Kosova e di që ne e kemi një qëndrim dhe e mbajmë atë”.

Deputeti i AAK-së, ndonëse shprehet se nuk pret ndonjë mrekulli nga pushteti i ri, tha se duhet t’i jepet koha e nevojshme prej 100 ditësh që të fillohet me opozitarizëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!