Votohet në Korenë e Veriut për zgjedhjet vendore

schedule13:50 - 22 Korrik, 2019

schedule 13:50 - 22 Korrik, 2019

Në Korenë e Veriut votohet për asamblenë e qytetarëve ndërsa zgjedhësit kanë vetëm një emër kandidati, dhe ai i zgjedhur nga regjimi. Autoritetet kanë organizuar aktivitet të ndryshme jashtë qendrave të votimit duke e cilësuar si një ditë feste.

Votohet për herë të dytë Brenda vitit në Korenë e Veriut. Zgjedhësit duhet të rinovojnë asambletë qytetare dhe proviciale të republikës demokratike popullore: dhe pse interpretimi i demokracisë në këtë vend, sipas analistëve, lë për të dëshiruar.

Hapi i parë është vajtja në qendrën e votimit, dhe kjo më shumë se një zgjedhje është një detyrim për  të gjithë ata që janë në moshë madhore. Secilit i dorëzohet një fletë votimi me një emër të vetëm; zgjedhja e kandidatit për çdo qark në fakt I takon regjimit; votuesi mund të aprovojë ose jo kandidaturën, dhe pse është e qartë që nuk mund ta refuzojë.

Në kryeqytet zgjedhësit kanë votuar dhe për kandidatin e asamblesë qytetare njësoj dhe për ata të distrikteve të ndryshme vendore. Një nga kandidatët shprehet e nderuar që sistemi socialist I lejon një fshatareje si ajo që të jetë përfaqësuese: Do të bëj gjëra të mëdha për sistemin socialist duke u marrë me rezervat e orizit për vendin, premton ajo.

Për të lehtësuar pritjen e votuesve, autoritetet vendore organizuan spektakle këndimi dhe kërcimi jashtë çdo qendre votimi./ABC News Albania 24/7