Votimi për presidentin e ri të Italisë nis më 24 janar

schedule23:20 - 4 Janar, 2022

schedule 23:20 - 4 Janar, 2022

Procedura e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Italisë është caktuar në datën 24 janar, njoftoi kryetari i Kuvendit Roberto Fico.

Presidenti italian zgjidhet nga 630 deputetë, 321 senatorë dhe 58 përfaqësues të rajoneve të vendit. Tre raundet e para do të kërkojnë dy të tretat e votave të hedhura. Nga votimi i katërt mjafton një shumicë absolute, pra 50% plus një votë.

Sipas televizionit publik italian Rai, këtë herë, për shkak të pandemisë, i gjithë procesi do të pësojë ndryshime.

Siç dihet, kandidati kryesor, sipas analistëve është kryeministri aktual Mario Draghi, kryesisht për shkak të prestigjit të tij ndërkombëtar.

Megjithatë, edhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka shprehur shpresat e tij për t’u zhvendosur në Pallatin Presidencial Kyrinalio. Ai ka bërë thirrje për mbështetjen e të gjithë fraksionit konservator, pavarësisht çështjeve të tij gjyqësore në vazhdim. Një sërë artistësh dhe intelektualësh njëkohësisht kërkojnë që një grua të zgjidhet për herë të parë Presidente e Republikës së Italisë.

Por ka një skenar tjetër. Sipas disa komentuesve, rritja e vazhdueshme e rasteve të koronavirusit dhe e gjithë gjendja e jashtëzakonshme mund të çojë në ruajtjen e status quo- së aktuale: me qëndrimin e Mario Draghit si Kryeministër dhe me mandatin e dytë të Sergio Matarella si President. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!