Tifozët e Juventusit kanë zgjedhur futbollistin më të mirë të sezonit dhe ai është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënoi 37 gola në të gjitha kompeticionet dhe e meriton plotësisht këtë çmim.
“Për golat që ka shënuar, klasin që zotëron, gjakftohtësinë përpara portës, lidershipin që e karakterizon dhe faktin që është një kampion absolut, CR7 është përzgjedhur lojtari më i votuar nga tifozët e Juventusit.
?⚪️⚫️ L’MVP dell’anno powered by @officialpes è…@Cristiano ?#CR7JUVE #ForzaJuve
— JuventusFC (#Stron9er ?????????) (@juventusfc) August 10, 2020
Cristiano fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit, urime kampion i madh“, shkruan klubi italian. Ndërkohë, pas Miralem Pjanic largohet edhe një tjetër mesfushor nga kampionët e Italisë. Ai është Blaise Matudi, i cili do të transferohet në SHBA.
RMC Sport raporton se 33-vjeçari do të vijojë karrierën në MLS tek ekipi i Inter Miami, që ka president të famshmin David Beckam. Lojtari luajti tre sezone në Torinon bardhezi, aty ku fitoi tre tituj kampion, një Kupë Italie, një Superkupë dhe shënoi 8 gola në 132 ndeshje.
Matuidi, i cili u shpall kampion bote me Francën në vitin 2018, ka gjetur akordin me Interin, do të kryejë kontrollet mjekësore në Francë dhe më pas do të fluturojë drejt SHBA. /abcnews.al