Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën 9 Dhjetor, për votimin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, i cili u propozua nga Komisioni i Posaçëm.
KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar. SPAK e propozoi Ketën për emërim më 26 nëntor, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian. Vendim që erdhi me përfundimin e procesit të vettingu-t dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit.

