Votimi i 2 anëtarëve të Kushtetueses, reagon Presidenca: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës!

schedule15:02 - 11 Nëntor, 2019

schedule 15:02 - 11 Nëntor, 2019

Pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtëtuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji vjen edhe reagimi nga Presidenca. Në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi shkruan se nuk ka asgjë të re nga fronti i Ramaformës.

Me një reagim të shkurtër në Facebook, ai thotë se Presidenti Meta do të japë vlerësimet e tij për këtë çështje kur të kthehet nga vizita në Paris.

“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan Blushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!