Votimi historik, parlamenti finlandez i thotë “po” anëtarësimit në NATO

schedule14:50 - 17 Maj, 2022

schedule 14:50 - 17 Maj, 2022

Parlamenti finlandez votoi në favor të kërkesës së vendit për anëtarësim në NATO.

Deputetët mbështetën fuqishëm raportin e Komisionit për Punët e Jashtme, sipas të cilit Finlanda duhet të aplikojë në NATO për të forcuar sigurinë e saj.

Vendimi për aplikimin do t’i përcillet më pas Asamblesë së Përgjithshme të qeverisë, e cila pritet të mblidhet sot.

Lexo edhe: Suedia nënshkruan zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në NATO

Më herët gjatë ditës, Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde nënshkroi ofertën historike të Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

“Kjo është një gjë e madhe dhe serioze, sikurse ne mendojmë se është më e mira për Suedinë ,” tha Linde. “Vlerësojmë se do të zgjasë deri në një vit procesi i integrimit”, shtoi ajo. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!