Votimi elektronik, KQZ: 1006 raste të dyshimta, 20 komisionerë votuan 2 herë

schedule11:00 - 5 Nëntor, 2021

schedule 11:00 - 5 Nëntor, 2021

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat ka publikuar të dhënat pas verifikimeve në përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit, ose siç njihet ndryshe votimi elektronik.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga rinumërimi u identifikua se në 71% të qendrave të votimit nuk ka diferencë më të madhe se me 10 vota dhe vetëm 1% me diferencë votash me mbi 30 vota.

Ndërkohë Celibashi mes të tjerash ka shtuar se ka pasur 1006 raste të dyshimta për votim të dy herë ose më shumë në qendra votimi.

20 persona që sipas Celibashit dyshohet se janë komisionerë kanë votuar dy herë në qendra votimi të ndryshme.

“1.6.milionë votues u identifikuan nga PEI, 97.19% e zgjedhësve në 5023 qendra votimi nga 5199 gjithsej. Vetëm 2.8% e zgjedhësve nuk i është bërë identifikimi i shenjave të gishtërinjve.

“Janë 1006 raste të dyshimta që nuk do të thotë se janë persona por janë shenja gishtërinjsh që më shumë se një herë dyshohet se janë të njëjta. Prej këtyre kemi identitet të njëjtë të 20 zgjedhës. Dyshohet se kanë votuar në dy qendra të ndryshme. Këto janë komisionerë që kanë votuar dy herë. Kjo ngelet për tu verifikuar.”

“Janë 224 shenja gishtash që janë skanuar dy herë. Pra kur një person I caktuar ka vendosur gishtin, ky person ka sërish një lexim tjetër karte ID dhe e ka skanuar sërish. Janë 44 shenja që janë skanuar më shumë se dy karta ID të lexuara.”

“40 QV kanë diferencë deri në 20 vota plus ose minus. Kemi verifikuar fletët e votimit për cdo kandidat dhe numrin në tabele për secilin kandidat. Për 19 QV diferenca është mbi 20 vota.”

“71% e QV nuk ka pasur diferenca. Ndërkohë 28 % kanë diferencë nga 1 deri në 9 vota, plus minus, dmth ose janë dhënë më shumë ose janë hequr. 1% ka pasur diferencë 10-30 vota. Dhe zero QV që diferenca të jetë mbi 30 vota.” tha Celibashi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!