Ka nisur procesi i votimit në kontejnerët e vendosur në bulevardin “Migjeni” në Kashar.
Por siç shihet edhe nga foto, në këtë situatë pandemie, votuesit janë të vendosur në grumbull, ndërsa ambientet nuk lejojnë praninë e shumë personave brenda tyre.
Plot 16,603 zgjedhës do të votojnë në 17 kontejnerë të cilët janë vendosur për tu përdorur si qendra votimi.
Kreu i KZAZ nr2, Ramiz Billa më herët sqaroi për ABC se pas verifikimeve , në 30 mars i kanë dërguar KQZ shkresë për gjendjen e qendrave duke u shprehur se nuk i plotësonin kriteret dhe duket se zgjidhja alternative është parë vendosja e këtyre kontejnerëve.
/abcnews.al/