Sot në mëngjes, përfaqësues të 20 klubeve në Serie A, kanë votuar në një video-call sa i takon vazhdimit të sezonit. Kampionati italian do të përfundojë me çdo kusht, pasi 20 përfaqësuesit, kanë votuar pro rifillimit.
Edhe pse presidenti i Brescias dhe disa të tjerë nuk ishin dakord për rifillimin e kampionatit, duke parë situatën e krijuar nga pandemia Koronavirus, sot të gjithë kanë qenë pro.
Presidenti i FIGC, Gravina, ka dalë shpesh në komunikime publike, duke bërë të pamundurën t’i bindë presidentët e klubeve të Serie A të vazhdojnë sezonin. Datë zyrtare për rifillimin nuk ka ende, por shumë shpejt, futbolli do të rikthehet, edhe pse ndoshta me dyer të mbyllura./abcnews.al
Serie A officials vote unanimously in favour of playing out 2019/20 season.https://t.co/cpOOObIBwm
— Get Italian Football News (@_GIFN) April 21, 2020