Votat e Kalasë kaluan te Ndoj/ Analisti Çupi: Në PD vjedhin njëri-tjetrin

schedule18:37 - 10 Qershor, 2025

schedule 18:37 - 10 Qershor, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se në PD, kandidatët për deputetë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrin.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se kjo është bërë me bekimin e Sali Berishës.

“I gjithë populli shqiptar u mësua se Sali Berisha është një gjë të rrënojë çfarë ka në vendin e vet, në raport me demokracinë. Raportet e tij me të drejtën janë të shpartalluara. shtë goditur shumë rëndë demokracia në vendin tonë. PD nuk ka lidhje me demokracinë. Gjithçka po ndodh aty, kanë vjedhur njëri-tjetrin. Në Shqipëri e ka vjedhur votën vetëm PD. Ka devijuar votën dhe ka vrarë njerëz për çështjen e votës.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!