Ka nisur paraditen e sotme dërgimi i fletës së votimit për votuesit jashtë Shqipërisë, për qarkun e Dibrës dhe Beratit.
Paralelisht, në Parkun Olimpik puna vijon për përgatitjen e materialeve zgjedhore të cilat do nisen cdo ditë në diaspore, aq zarfe sa administrata ka bërë gati.
Fletët e votimit parashikohen të mberrijne në diasporë brenda datës 22 prill për Europën dhe 25 prill për kontinentet e tjera.
Lidhur me këtë proces, Partia demokratike ka ngritur pretendime se në diasporë po dërgohen dy fletë votimi për zgjedhës, duke rrezikuar sipas tyre, që të kemi më shumë vota se zgjedhës.
Mirëpo sipas KQZ ky pretendim nuk qëndron pasi ligji parashikon që të printohen 2% më shumë zarfe se numri I të regjistruarve.
Gjithashtu zarfet kane kode unike për secilin zgjedhjes dhe vetë sistemi i DHL nuk lejon që një person të marrë dy zarfe./abcnews.al