Mbështetja e marrë në votat nominale mes Bashës dhe Berishës ka shkaktuar debat në studion e “Log.”në ABC. Duke bërë një krahasim kokë më kokë, analisti Neritan Alibali tha se Lulzim Basha është më i votuar se Berisha në elektorat, gjë që sipas tij u vërejt në zgjedhjet e prillit.
Alibali tha se Basha dhe Berisha kandiduan në të njëjtin qark, me të njëjtin numër zgjedhësish dhe kryedemokrati mori më shumë se 15 mijë vota, kurse Berisha u votua nga rreth 6 mijë qytetarë. Por kjo shkaktoi reagimin e Çlirim Gjatës në studio, i cili tha se bota preferenciale në këto zgjedhje, të manipuluara sipas tij nuk tregon asgjë.
“Nuk janë tregues i saktë ato vota. Kanë hedhur para në zgjedhje more zotëri. Si mundet që del dikush aty dhe thyen herësin. Del Taulant Balla më i votuari..”, tha Gjata.
Ndërkohë, vendimin për shpalljen e Berishës “non grata” Gjata e vlerësoi si një qasje më shumë të administratës që mbulon Shqipërinë në Departamentin e Shtetit se sat ë SHBA-ve.
Gjata tha se SHBA-të nuk duhej t’ia jepnin Berishës këtë beteje, në këtë mandat të tretë. “Berisha nuk do të bëntë asgjë këtë mandat të tretë përveç se do të bëntë qytetarin digjital aty dhe kaq”, tha Gjata. /abcnews.al