Vota e emigrantëve në Britani / Hoxhaj: Çfarë do u kërkoja si votues politikës shqiptare

schedule21:08 - 18 Nëntor, 2024

schedule 21:08 - 18 Nëntor, 2024

Vizita virtuale e liderit opozitar Sali Berisha në Londër tërhoqi vëmendjen në prag të fushatës zgjedhore ku vota e emigrantëve është e vlefshme.

I ftuar drejtpërsëdrejti në studion e “Real Story” , eksperti I marrëdhënieve ndërkombëtare Andi Hoxhaj u shpreh se si votues, do të kërkonte një qasje më pozitive mes të dyja palëve dhe të suportohen studentët shqiptarë me bursa studimi në Britaninë e Madhe.

“Do kërkoja që të dyja palët të kenë një qasje më pozitive. Të kenë një diskutim më konstruktiv për gjuhën e përdorur dhe qasjen që ka. Qendra kombëtare e krimit e cilëson krimin shqiptar si cënim të sigurisë së saj,kjo ka një impakt politik nga qeveria britanike. Do të dëshiroja si votues që të na japin një plan cfarë do bëjnë ndryshe për të ndryshuar narrativën.

Kur u bë marrëveshja para dy vitesh, ne kërkuam që të rriten bursat për studentët shqiptar, nga 4 bursa u bënë 16 bursa. A mund të bëjë qeveria shqiptare që studentët mos të vijnë ilegalisht por me bursa? Do të ishte shumë mirë!” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!