Vota e diasporës/ Shpëtim Idrizi: Ia kemi borxh emigracionit shqiptar. Pozita dhe opozita të duhet të jenë bashkë për interesat kombëtare

schedule13:49 - 14 Maj, 2024

schedule 13:49 - 14 Maj, 2024

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Idrizi u shpreh se interesi kombëtar duhet të jetë më i rëndësishëm dhe se për këtë çështje, opozita dhe pozita duhet me patjetër të jenë bashkë

“Nëse është kërkese e Greqisë që mos ta përmendë me emër Çamërinë, nuk mund të barazojmë dot termin Vorio Epir me çështjen e Çamërisë. Kur flitet për interesin kombëtar që duhet të jetë i definuar, në çdo vend të botës pozitë-opozitë janë njësh. Pra ne duhet të kuptojmë që për interesin kombëtar në duhet të jemi bashkë. Greqia na bëri një nder sepse një hidraulik me tre dënime penale, ia kanë ofruar si përfaqësuesin e tyre në Parlamentin europian”, tha ai.

Gjatë kësaj interviste Idrizi komentoi edhe votën e Diasporës, duke thënë se emigrantëve shqiptarë i janë borxhlinj.

Vota e Diasporës;

Shpëtim Idrizi: Ne i kemi shumë borxh emigracionit shqiptar. Jo vetëm që janë masiv, por që kanë mbajtur me financat e tyre, remitancat duke punuar edhe në kushtet më ekstreme. Pasi duhet të përballeshim edhe me racizmin. Dua të them që jemi shumë të vonuar me atë që duhet të bënin. Mbi 30 % e shqiptarëve që jetojnë jashtë kishin nevojë për institucion ku të adresoheshin. Ne nuk e kemi pasur mendjen tek emigracioni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!