Von der Leyen viziton Kievin mes sulmeve ruse, pritet të takohet me Zelenskyn

schedule11:56 - 9 Maj, 2023

schedule 11:56 - 9 Maj, 2023

Ndërsa Ukraina feston Ditën e Europës, ashtu si Bashkimi Europian, dhe presidentja e Komisionit Europian ndodhet për një vizitë në Kiev, dhjetëra raketa ruse u hodhën në qytetet ukrainase dhe një shpërthim i fuqishëm thuhet se tronditi kryeqytetin ukrainas në orët e para të mëngjesit.

“Shpërthim shumë i fuqishëm në Kiev!”, tha deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko në një postim në mediat sociale.

Sipas informacioneve të fundit, mbetjet e raketave të rrëzuara nga mbrojtja ajrore e Ukrainës ranë në një rezidencë në lagjen Holosiivskyi në jugperëndim të Kievit, duke shkaktuar dëme të vogla, tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko në postimin e tij.

Mbetjet u gjetën gjithashtu në një rrugë në lagjen Shevchenkivskiy në qendër të Kievit, i cili është një objektiv i shpeshtë i granatimeve ruse.

Por pavarësisht sulmeve, shefja e BE-së Ursula von der Leyen ndodhet në  kryeqytetin ukrainas, Kiev, për të shënuar Ditën e Fitores dhe do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky për të “riafirmuar mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ukrainën” në Ditën e Europës.

E festuar që nga vitet 1960, Dita e Europës përkujton nënshkrimin e Deklaratës së Shumanit, e cila u nënshkrua më 9 maj 1950 ndërsa Europa kërkonte të rimëkëmbej nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore.

Zelensky ka nënshkruar një dekret, i cili pritet të miratohet nga parlamenti për të ndryshuar ditën e Fitores.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!