Von der Leyen: Vaksinimi në BE nis më 27 dhjetor

schedule13:17 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 13:17 - 17 Dhjetor, 2020

Të luftojmë pandeminë së bashku’. 27 vendet e Bashkimit Europian do  të nisin procesin e vaksinimit në të njëjtën ditë, si shenjë simbolike e unitetit.

Ky qëllim i pranuar nga të gjithë vjen në mes të presionit për të aprovuar sa më shpejt përdorimin e vaksinës Pfizer, Biontech dhe për të arritur hapat e SHBA dhe Britanisë, të cilat kanë nisur tashmë procesin e vaksinimit dhe gjërat kanë nisur të lëvizin.

Kështu që vaksinimi kundër Covid-19 në Bashkimin Europian do të fillojë në 27 Dhjetor.

Lajmi i mirë u bë me dije nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, përmes rrjeteve sociale.

“Koha për Evropën. Në 27, 28 dhe 29 dhjetor, do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE . Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë, “shkroi von der Leyen në Twitter.

Si një anëtare e BE-së, Gjermania duhet të presë që Agjencia Europiane e Barnave (EMA) të bëjë të mundur autorizimin  dhe lëvizja e Berlinit shton presionin  mbi organin rregullator që të marrë vendim sa më shpejt

Disa vende euopiane kanë ngritur tashmë qendra të vaksinimit masiv. Për t’i dhënë fund pandemisë deri në 70 përqind të popullsisë së Europës duhet të vaksinohen –  dhe ky është një qëllim madhor dhe mund të zgjasë të paktën në mes të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!