Ukraina tani ka një perspektivë shumë të qartë europiane pas vendimit të Bashkimit Europian për t’i dhënë vendit statusin e kandidatit për t’u bashkuar me bllokun, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një fjalim në parlamentin ukrainas.
“Ukraina tani ka një perspektivë shumë të qartë europiane. Dhe Ukraina është një vend kandidat për t’u bashkuar me Bashkimin Europian diçka që dukej pothuajse e paimagjinueshme vetëm pesë muaj më parë”, tha Von der Leyen në një fjalim me video në asamble të premten.
Thank you President @ZelenskyyUA for inviting me to address this special session of @ua_parliament.
Ukrainians are fighting back bravely.
Europe will do everything in our power to help Ukraine win this war.
And we will not rest until you prevail.
https://t.co/fQgNeN9ryy— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 1, 2022
“Kështu që sot është para së gjithash koha për të festuar këtë moment historik, një fitore e vendosmërisë dhe një fitore për të gjithë lëvizjen që filloi tetë vjet më parë në Maidan”, shtoi ajo. /abcnews.al