Von der Leyen: Trump do t’i përkasë historisë, por jo mbështetësit

schedule14:49 - 20 Janar, 2021

schedule 14:49 - 20 Janar, 2021

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian shprehën  entuziazmin  e tyre të mërkurën se ata do të kishin përsëri një mik në Shtëpinë e Bardhë.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian, tha se duhet të shfrytëzohet momenti për të formuar një pakt të ri midis fuqive demokratike. Atij iu bashkua në Parlamentin Europian Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, për t’iu drejtuar eurodeputetëve disa orë përpara inaugurimit të Biden.

Uashingtoni i Trump ka qenë në konflikte me Brukselin dhe kryeqytetet europiane janë indinjuar  nga vendimi i Trump për të braktisur marrëveshjen për klimën në Paris dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit – dhe udhëheqësit e BE shpresojnë që Biden do të jetë pjesë përsëri e marrëveshjeve.

Zyrtarja e lartë e Brukselit paralajmëroi për faktin se miliona amerikanë kishin votuar për Trump dhe që disa prej tyre ishin ngritur në emër të tij në 6 janar duhet të shërbejë si një paralajmërim.

“Presidenti Trump mund të mbetet histori brenda pak orësh, por mbështetësit e tij jo. Më shumë se 70 milionë amerikanë votuan për Trump në zgjedhje,” tha ajo.

“Disa qindra prej tyre sulmuan Kapitolin në Uashington, zemra e demokracisë Amerikane, vetëm disa ditë më parë”.

“Dhe kështu ndodh kur fjalët vihen në veprim, kur gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme bëhen një rrezik real për demokracinë”, tha  ndër të tjerash ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!