Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të jetë në Paris të hënën për të marrë pjesë në një takim trepalësh me presidentët francezë dhe kinezë Emmanuel Macron dhe Xi Jinping, njoftoi këtë të premte zëdhënësja e Komisionit Ariana Podesta.
Në konferencën për shtyp në Bruksel, e pyetur nëse liderë të tjerë evropianë, si kancelari gjerman Olaf Scholz, do të marrin pjesë në takim, ajo tha se Presidenti i KE-së ishte ftuar nga Macron dhe se nuk i takon asaj që të komentojë nëse liderë të tjerë do të jenë të pranishëm.
“Nuk mund të paragjykoj temat që do të diskutohen, por është e qartë se ka disa çështje kyçe që janë me interes jetik për BE-në dhe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e saj me Kinën, në veçanti lufta kundër Ukrainës si temë e përgjithshme, aktuale. Situata gjeopolitike dhe, natyrisht, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike janë në krye të agjendës”, tha Podseta.
Kjo nuk është hera e parë që takimi do të mbahet në këtë format, deklaroi Podesta dhe kujtoi se Macron dhe Von der Leyen vizituan Kinën në prill të vitit të kaluar. Të dielën, do të arrijë në Francë për tre ditë, e më pas do të vizitojë Serbinë dhe Hungarinë./abcnews.al