Von der Leyen: Së shpejti prezantojmë paketën për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor

schedule10:40 - 16 Shtator, 2020

schedule 10:40 - 16 Shtator, 2020

Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen në fjalimin për gjendjen e Bashkimit Europian në PE ka deklaruar se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtet historik.

Siç bën të ditur për Abc News, gazetarja Erisa Zykaj, Von der Leyen ka theksuar se së shpejti do të prezantojnë një paketë rimëkëmbje ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Vendimi i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtet historik. Ballkani Perëndimor është vërtet pjesë e Europës dhe jo vetëm një ndalesë në rrugën e mëndafshtë. Ne do të prezantojmë së shpejti një paketë rimëkëmbje ekonomike për Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë do të mbështetet në disa inisiativa për investimet në rajon”, ka deklaruar presidentja e KE. g.v/abcnews.al