Von Der Leyen propozon përbërjen e re të KE-së, 40% e komisionerëve janë gra

schedule11:54 - 17 Shtator, 2024

schedule 11:54 - 17 Shtator, 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zgjodhi të martën përbërjen e re të Komisionit Europian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar. Postin e komisionares për zgjerim, e mori Sllovenia, Marta Kos.

Por, ajo do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian. Kos nuk është nominuar formalisht nga vendi i saj.

https://twitter.com/i/broadcasts/1RDGlyOaNjNJL

“Çdo anëtar i ekipit tim do të sjellë përvojën dhe perspektivat e veta për Evropën”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Portofoli i zgjerimit ka rëndësi të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse të gjashtë vendet e tij, plus Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia, janë në proces të zgjerimit.

Kandidatura e Kos ka shkaktuar kundërthënie në Slloveni, pasi opozita nuk dëshiron ta mbështesë e as të caktojë seancë dëgjimore në Komisionin përkatës parlamentar.

Opozita në Slloveni ka akuzuar Kos se ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret komunist të ish-Jugosllavisë. Kos ka qenë ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe në Zvicër.

Sipas traktateve të BE-së, secili vend anëtar ka të drejtë të ketë një komisionar. Për rrjedhojë, Komisioni Evropian ka po aq anëtarë sa ka edhe vende anëtare, përkatësisht 27.

Von der Leyen ka përsëritur disa herë se, gjatë mandatit të ardhshëm 5-vjeçar, do ta ketë prioritet zgjerimin e BE-së.

40% e komisionerëve janë gra

“Të gjithë komisionerët janë të barabartë dhe duhet të mbështeten në bashkëpunim,” tha Ursula von der Leyen nga Strasburgu. Prosperiteti, siguria dhe demokracia janë temat mbizotëruese, vuri në dukje ajo.

Më tej ajo theksoi “se kemi 11 komisionere gra, që do të thotë 40% të komisionereve”.

Gjashtë nënkryetarë

Sipas  von der Leyen, Komisioni Europian do të ketë një strukturë më kohezive dhe nënkryetarët ekzekutivë do të kenë secili një portofol mbi të cilin do të duhet të punojnë me komisionerë të tjerë.

Në këtë kuadër ajo theksoi se “të gjithë komisionerët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”.

Njëkohësisht ajo bëri të ditur se Komisioni do të ketë 6 nënkryetarë ekzekutivë, të cilët janë si më poshtë:

Kaya Kalas, Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme

Stéphane Cezournet, Komisioner për Prosperitetin dhe Strategjinë Industriale

Henna Virkkunen nga Finlanda, Zëvendës Presidente Ekzekutive për Teknologjinë, Sigurinë dhe Sundimin e Ligjit

Roxana Minzatou, Komisionere për Njerëzit, Aftësitë dhe Gatishmërinë.

Raffaele Fito, Komisioner për Kohezionin dhe Reformat

Komisionerët

Marosh Sefkoviq për tregtinë

Valdis Dombrovskis për ekonominë dhe  produktivitetin

Dubravska Zvicra për Mesdheun

Olivér Várhelyi për shëndëtësinë

Vupke Hoestra për çështjet e klimës

Andrios Koubilius për çështjet e mbrojtjes dhe hapësirës

Marta Kos për çështjet e zgjerimit

Joseph Sikela, për çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar

Kostas Kadis për çështjet e peshkimit

Apostolos Tzitzikostas për çështjet e transportit dhe turizmit

Maria Albuquerque mbi çështjet e politikës ekonomike

Haja Labip për çështjet e menaxhimit të krizave

Piotr Seraphim për çështjet e buxhetit

Dan Jorgensen mbi politikën e energjisë dhe strehimit

Ekaterina Zaharieva për startup-et dhe çështjet e inovacionit

Michael McGrath për çështjet e drejtësisë

Christoph Hansen për çështjet bujqësore

Glenn Micallef për çështjet e rinisë dhe sportit

Jessika Rosëall, mbi mjedisin dhe çështjet e ekonomisë konkurruese

Magnus Brunner, për çështjet e emigracionit

Pas shpalljes së komisionerëve të rinj, çdo komisioner i ri do të duhet të kalojë në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian, e cila pritet në javët në vijim, gjatë së cilës ligjvënësit e BE-së do të përpiqen të bëjnë premtime nga kandidatët se çfarë do të ofrojnë nëse ata marrin pozicionin.

Parlamenti i BE-së mund të bllokojë të nominuarit e Komisionit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!