Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE, David Sassoli.
Von der Leyen shkruan në “Tëiter” se Sassoli ishte një europian i madh dhe një italian krenar.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani krenar dhe një evropiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një President i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur. Ngushëllimet e mia për familjen. U prefsh në paqe David!”, shkruan Ursula.